“Rama po tenton t’i japë imunitet vetes”/ Sefa për çështjen ‘Balluku’: Peshq s’ka më, ka ngelur vetëm peshkaqeni
Indrit Sefa, sekretar i Çështjeve Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike, ka deklaruar se për çështjen që lidhet me deputeten Belinda Balluku tashmë ekziston një vendim dhe se, sipas tij, nuk ka më asnjë kauzë ligjore për debat. Sefa u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk mund ta dërgojë më çështjen e Ballukut në Gjykatën Kushtetuese dhe se kjo mund të bëhet vetëm individualisht nga vetë deputetja. “Ka një vendimmarrje unifikuese në këtë pikë. Teoritë se nuk ka vendim janë të pavërteta”, deklaroi ai. Sipas Sefës, presioni publik rreth kësaj çështjeje u ngrit në mënyrë artificiale nga faktorë të jashtëm, duke e kthyer atë në temën më të diskutuar politike. Ai shtoi se Rama gaboi që iu drejtua Gjykatës Kushtetuese dhe se tentativa për ndryshime...
Burimi:
sot.com.al