“Rama po sulmon drejtësinë”/ Bardhi për vendimin e PS për Ballukun: Ishte vendim politik në mbrojtje të…
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të socialistëve për të mos autorizuar arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Në konferencën për shtyp, Bardhi tha se qeveria po mbron korrupsionin dhe po sulmon drejtësinë, duke e penguar të bëjë punën e saj. “Në Shqipërinë e Edi Ramës po ndodh një përmbysje e madhe: korrupsioni paraqitet si viktimë, ndërsa drejtësia shpallet fajtore. Dhe këtë përmbysje e pamë qartë në çështjen e Belinda Ballukut, të trajtuar nga avokati/peng i saj, kryeministri në detyrë Edi Rama. Në vend që të përgjigjej për provat e SPAK-ut dhe abuzimet me 11 tenderat prej 1.1 miliardë euro, Kryeministri zgjodhi të sulmojë drejtësinë dhe të përdorë Parlamentin për ta penguar atë. Objektivi kryesor i Edi Ramës ishte...
Burimi:
top-channel.tv