“Rama po mbron veten e tij nga prangat”/ Reagon, Boçi: Protesta për të larguar një qeveri të korruptuar, deri në palcë
Opozita zbret sërish në shesh, në protestën kombëtare kundër qeverisë. Mijëra qytetarë priten nga i gjithë vendi t’i bashkohen thirrjes për të protestuar para Kryeministrisë, duke artikuluar zemërimin ndaj aferave korruptive dhe keqqeverisjes. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, i ftuar në një studio televizive, deklaroi se nga protesta pritet një pjesëmarrje masive, duke e cilësuar atë si një “kryengritje të madhe paqësore”. Sipas tij, dinamika e protestës do të përcaktohet nga vetë zemërimi qytetar, ndërsa skenarët mbeten të hapur. Pjesëmarrja pritet të jetë e konsiderueshme. Qëllimi final i këtij cikli protestash, sipas deputetit demokrat, është i qartë: largimi i qeverisë Rama dhe krijimi i një qeverie teknike. Boçi theksoi se një qeveri e tillë do të kishte mandatin për të ndërmarrë dy reforma themelore:...
Burimi:
sot.com.al