“Rama po mbron Ballukun, sepse…”/ Hasimja: Nëse do të ishte rast i zakonshëm, ai do ta kishte lëshuar si të tjerët
Politologu Ermal Hasimja, i ftuar në nje studio televizive, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te qëndrimi i kryeministrit Edi Rama ndaj ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin. Sipas tij, mbështetja e Ramës ndaj Ballukut nuk lidhet vetëm me këtë rast konkret, por synon të vendosë një precedent që të pengojë situata të ngjashme edhe në të ardhmen. “Rama ka vendosur të mbrojë Ballukun dhe të vendosë një precedent pengues dhe bllokues që kjo të mos ndodhë edhe në të ardhmen, sepse ky është shqetësimi më i madh. Ajo që po bën Rama është të fitojë kohë dhe të gjejë mënyra për ta ngurtësuar këtë edhe përmes zhvillimeve ligjore”, u shpreh ai. Ai shtoi se qëndrimi...
Burimi:
sot.com.al