‘Rama po bën puç institucional’, Burimi: Evropa po hesht përballë shkeljes së drejtësisë në Shqipëri, njëlloj si me Putinin

‘Rama po bën puç institucional’, Burimi: Evropa po hesht përballë shkeljes së drejtësisë në Shqipëri, njëlloj si me Putinin

Analisti Genc Burimi ishte i ftuar në emisionin “Task Forcë” në SYRI TV, ku deklaroi se në Shqipëri po ndodh një “puç institucional”, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po injoron drejtësinë dhe po qëndron në pushtet në mënyrë të paligjshme. Burimi u shpreh se një puç ndodh kur një grup njerëzish merr pushtetin duke shpërfillur Kushtetutën dhe institucionet, duke e krahasuar situatën në Shqipëri me grushtet e shtetit në vende të ndryshme gjatë Luftës së Ftohtë apo me rastet e fundit në Afrikë. Sipas tij, në Shqipëri “nuk janë ushtarakë, por banditë” që, siç tha ai, po injorojnë vendimet e drejtësisë. Ai deklaroi se, sipas tij, ky proces ka nisur që me çështjen “Xhaçka” dhe se kryeministri ka hyrë “kokë e këmbë në një...