“Rama po akuzon vendet partnere për të mbuluar lidhjet e tij monstruoze me drogën”, Berisha: U përpoq të lajë duart si padrino

“Rama po akuzon vendet partnere për të mbuluar lidhjet e tij monstruoze me drogën”, Berisha: U përpoq të lajë duart si padrino

Sali Berisha, në daljen e tij të sotme para mediave, ka akuzuar Edi Ramën se ka lidhje me persona të lidhur me trafikun e drogës. “Është e vërtetë që kartelet shqiptare të drogës, dhe jo vetëm shqiptare, përdorin edhe porte të tjera të vendeve evropiane për shkarkimin e ngarkesave të mëdha të kokainës. Por është e vërtetë se nuk ka asnjë vend tjetër si Shqipëria, në të cilin portet të jenë që të gjitha në dispozicion të karteleve të drogës. Përfshi edhe portet e peshkimit. Pra, Edi Rama u përpoq të lajë duart si padrino i narkoshtetit duke akuzuar vendet partnere, drejt të cilave eksporton drogë dhe krim 24 orë në 24 orë, por këto janë përpjekje të kota se e vërteta është se edhe...