Rama: Pezullimi i një ministri pa gjyq, ndërhyrje brutale në legjislativ e ekzekutiv
Një ndërhyrje brutale në pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv e cilësoi kryeministri Edi Rama vendimin e GJKKO-së për pezullimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, Rama theksoi se pezullimi i një ministri pa gjyq përbën rast të paprecedentë. “Çfarë është përveçse ndërhyrje brutale në territorin, pezullimi i ministrit nga një prokuror dhe gjykatës, me vendim të një seance paraprake pa gjyq, i pandodhur në historinë e botës. Çfarë është përveçse ndërhyrje gjymtuese në territorin e pushtetit legjislativ, përpjekja e një shoqate përfaqësuesish të gjyqësorit për të rritur pagat e veta me gjyq. Që kur në historinë e republikave me tre pushtete, pushteti gjyqësor llogarit pagat dhe përcakton politikat e pagave apo taksave të një vendi. Por, shpresa është...
Burimi:
javanews.al