Rama për Zvërnecin: Hera e parë që dëgjova për popullsi homogjene greke
Pretendimet për pronësinë e tokës janë legjitime, por duhet të zgjidhen përmes rrugëve ligjore dhe jo duke penguar zhvillimin e projektit. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama lidhur me protestat për projektin e investimit në Zvërnec. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama sqaroi se toka është e regjistruar prej vitesh në hipotekë dhe se negociatat mes investitorëve dhe pronarëve janë një çështje private, ku qeveria nuk ka ndërhyrë. “Toka është e regjistruar në hipotekë prej shumë vitesh. Negociatat me pronarët janë një çështje mes palëve për të cilën nuk kemi patur interes të hyjmë. Jemi të fokusuar të Sazani për të cilin s kanë përfunduar negociatat se ne duam interesin e shtetit shqiptar. Rrethimi i pronës është bazuar te leja e zhvillimit,...
Burimi:
opinion.al