Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Rama: Një dekadë më parë bujqësia në Shqipëri ishte në kushte mbijetese, sot japim mbështetje që peshon në xhepat e fermerit
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në aktivitetin “Me fermerët në Shqipërinë 2030”. Gjatë fjalës së tij për numrin një të qeverisë, ai theksoi se sot mbështetja e qeverisë për bujqësinë nuk është më simbolike, por me një buxhet të plotë. Ai tha se një dekadë më parë në Shqipëri bujqësia nuk ishte në kushtet e sotme, pasi mbështetja ishte vetëm 5,600 lekë, ndërsa sot shkon në 65,700 lekë. “Unë besoj shumë te ju dhe te gjithë ata që, në kushte absolutisht të pakrahasueshme me sot, një dekadë më parë ishin aty tek toka dhe përballeshin me një sfidë mbijetese të jashtëzakonshme. Kush e ka kaluar atë sfidë do të përballojë edhe këtë sfidë. Janë të ndryshme sfidat, por në thelb kanë...