Rama niset nesër drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes me ftesë të Trump

Rama niset nesër drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes me ftesë të Trump

Kryeministri Edi Rama do të niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ditën e nesërme. Kjo vizitë vjen me ftesë të Presidentit amerikan Donald Trump për të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes, i cili do të organizohet më 19 shkurt në Uashington. Shqipëria është anëtare themeluese e Bordit me një mandat të përkohshëm prej tre vitesh. Ky Bord i inicuar nga Presidenti Trump synon rindërtimin e Gazës dhe zgjidhjen e konflikteve në botë. Vendi ynë do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa në uashington shefi i qeverise pritet që të zhvillojë edhe takime të tjera të nivelit të lartë.