Rama nis rrugën drejt Parlamentarizmit njëpartiak: Ndryshon rregullat e lojës për territorialen për të përjashtuar opozitën
Esmeralda Topi-Faktoje Mazhoranca ndryshon rregullat e komisionit për reformën territoriale, duke hequr paritetin dhe veton. Lëvizja e papritur, sipas Arbjan Maznikut, zhbllokon punën e komisionit pas bojkotit të opozitës. Në ditën kur sytë e publikut ishin ngulur tek Kushtetuesja për çështjen ‘Balluku’ dhe tek Bordi i Paqes, mazhoranca zgjodhi të lëvizë gurët e saj tek reforma territoriale. Komisioni i posaçëm, i ngritur për këtë proces, vendosi t’i propozojë Kuvendit ndryshimin e projektvendimit mbi mënyrën e funksionimit të tij. Pariteti i numrave mes mazhorancës dhe opozitës, si edhe e drejta e vetos, hiqen nga ‘loja’. ‘Dashamirësia e mazhorancës dhe e Kuvendit për të krijuar barazi dhe bashkëkryesi është kthyer tashmë në një mekanizëm bllokimi për vijimësinë e punës. Ne nuk kemi më kohë për të humbur....
Burimi:
syri.net