Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale nga Brukseli, ku ndodhet për angazhime zyrtare. “Në këto momente përpara darkës së mbrëmshme të punës në Bruksel, me Presidentin e Këshillit Europian dhe mikun tim të çmuar, António Costa, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama, duke publikuar edhe pamje nga takimi. Takimi me Presidentin e Këshillit Europian u zhvillua në kuadër të diskutimeve mbi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, si dhe çështje të rëndësishme të axhendës rajonale dhe europiane.
Burimi:
opinion.al