Rama në të njëjtin podium me presidentin amerikan, njofton fjalimin e rrallë në Izrael
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se të hënën e ardhshme do t’i drejtohet Knessetit, parlamentit të Izraelit, në një seancë të posaçme dhe në një format të rrallë, i rezervuar për një numër shumë të kufizuar udhëheqësish botërorë. Gjatë deklaratës së tij, Rama theksoi se do të flasë në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë dhe se kjo ftesë përbën një nder të veçantë për vendin. “Dua t’ju informoj se të hënën e ardhshme do të kem një nder: do t’i drejtohem Knessetit, parlamentit izraelit, si kryeministër i Shqipërisë, pa lejen e këtyre”, u shpreh Rama, në një koment ironik ndaj kritikëve të tij politikë. Sipas kryeministrit, fjalimi do të zhvillohet në të njëjtin format që i është rezervuar më herët edhe presidentit të...
Burimi:
ntv.al