Rama në panik, fillon punë si ‘Algoritëm’: Bëhet flamingo

Rama në panik, fillon punë si ‘Algoritëm’: Bëhet flamingo

Ndërkohë që poshtë zyrës së kryeminsitrit vazhdojnë protestat prej 26 ditësh që kërkojnë dorëheqjen e tij, Edi Rama ka ndryshuar foton e profilit dhe cover-in në Facebook, duke u bërë një ‘flamingo’. Në vend të një reagimi dhe qëndrimi serioz për protestën, duket se halli i tij është manipulimi i imazhit personal në rrjetet sociale, me qëllimin e qartë që të zhvendosë vëmendjen dhe të përpiqet të ndikojë në ‘algoritmin’ e rrjeteve sociale. Mesa po kuptohet, shqiptareët dhe pushtetarët e rilindjes po jetojnë në dy botë paralele, të parët në boulevard dhe të dytët në Facebook.