Rama në Izrael, Netanyahu: Ju qëndruat krah së vërtetës! U them popullit tim që Shqipëria është një vend i mrekullueshëm
Që prej së dielës kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama ndodhen në Izrael. Sot u mbajt deklarata e përbashkët me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu, ku ky i fundit vlerësoi Shqipërinë dhe vetë kryeministrin Rama. “Ju qëndroni me kurajë kundër atyre që duan t’ju sprapsin, ju qëndroni krahë së vërtetës, ju qëndruat krahë Izraelit kur u sulmuam nga barbarët, busulla juaj morale nuk u lëkund, dhe kjo është diçka që ne e vlerësojmë thellësisht dhe që ju shënjon si një udhëheqës të jashtëzakonshëm të popullit tuaj dhe mendoj për ato segmente njerëzimi që duan që e vërteta të mbrohet e të mbrohen vlerat morale që bashkëndajmë”, tha ndër të tjera Netanyahu. “Dua t’i uroj mirëseardhjen Kryeministrit Edi Rama nga Shqipëria. Kryeministri Rama është...
Burimi:
top-channel.tv