RAMA NE IZRAEL NE FUSHEN E VIKTIMAVE TE 7 TETORIT

RAMA NE IZRAEL NE FUSHEN E VIKTIMAVE TE 7 TETORIT

Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë pune në Jeruzalem, Izrael, më 25–27 janar, me rastin e pjesëmarrjes së tij në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Në këtë vizitë, Kryeministri shoqërohet nga delegacioni shqiptar dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama.Rama ndau në rrjetet sociale foto nga vizita e tij në Izrael, ku teksa shoqërohet edhe nga bashkëshortja e tij Linda Rama është ndalur në memorialin e viktimave të Festivalit Nova, një monument që përkujton viktimat e masakrës së festivalit muzikor Nova gjatë sulmeve të 7 tetorit 2023.‘Nova Site, Izrael. Stacioni i parë në Izrael – një vend që kumbon pa fjalë. Mes humbjeve rrëqethëse, një pyll festash i kthyer në një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes’, shkruan ai.Axhenda e...