Rama në Izrael, mesazhi nga memoriali i viktimave të Festivalit Nova: Një vend që kumbon pa fjalë

Rama në Izrael, mesazhi nga memoriali i viktimave të Festivalit Nova: Një vend që kumbon pa fjalë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Izrael, ku po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Gjatë qëndrimit të tij, Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook disa fotografi nga vizita në Nova Site, e cila përbën ndalesën e parë të vizitës së tij në Izrael. Në mesazhin e publikuar, Kryeministri thekson se ky vend është shndërruar në një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes. Në këtë vizitë zyrtare, Kryeministri shoqërohet nga një delegacion shqiptar, si edhe nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. “Nova Site, Izrael 🇦🇱🤝🇮🇱Stacioni i parë në Izrael – një vend që kumbon pa fjalë🙏Mes humbjeve rrëqethëse, një pyll festash i kthyer në një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes🕊️”, shkruan Rama. Axhenda e Kryeministrit...