‘Rama në hall të madh’, Vokshi: Ja pse nuk e lëshon Belinda Ballukun…
Në një kohë kur tensionet politike në Kuvend kanë arritur kulmin me përjashtimin e 23 deputetëve të opozitës, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, një nga të përjashtuarat, e ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto, ka lëshuar akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama. Sipas saj, veprimet e fundit të maxhorancës nuk janë gjë tjetër veçse një përsëritje e përkeqësuar e historisë së përplasjeve dhe bllokimit të opozitës. Vokshi, gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, e cilësoi situatën aktuale si një “deja vu”, duke kujtuar periudhat e mëparshme të protestave dhe përjashtimeve, ku opozita kërkonte komisione hetimore dhe interpelanca. Ajo theksoi se megjithëse maxhoranca socialiste gëzon një shumicë të konsiderueshme, sjellja e saj në parlament tregon një strategji të qartë për të heshtur zërin...
Burimi:
sot.com.al