Rama në analizë me ministrat, diskutohet situata aktuale dhe prioritetet gjatë këtij viti

Rama në analizë me ministrat, diskutohet situata aktuale dhe prioritetet gjatë këtij viti

Prej orësh 10.00, kryeministri Edi Rama ka mbledhur kabinetin qeveritar si dhe grupin parlamentar socialist, në një takim të zgjeruar në Sauk. Në mbledhje mësohet se po diskutohen problemet e ndodhura së fundmi si pasojë e përmbytjeve. Ndërkohë në fokus janë edhe objektivat si dhe prioritetet e qeverisë për vitin 2026. Në takim synohet të bëhet një pasqyrë e planeve strategjike dhe projekteve qeveritare që do të jenë në vëmendje gjatë këtij viti. Kjo është mbledhja e parë që kreu i qeverisë zhvillon me kabinetin e tij për këtë vit ndërsa kjo formë takimi zhvillohet çdo janar/vizionplus.tv