Rama ndan pamjet: Rikonstruksioni i ‘Dhaskal Todrit’ sjell klasa moderne për 600 nxënës dhe salla për mësuesit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen për rikonstruksionin e gjimnazit “Dhaskal Todri” në Elbasan, një nga institucionet arsimore më të rëndësishme të qytetit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ky investim do t’u japë rreth 600 nxënësve një shkollë krejt të re, me klasa moderne, laboratorë, terrene sportive, bibliotekë dhe salla pune për mësuesit, duke zbatuar gjithashtu sistemin e eficiencës energjetike. “Mirëmëngjes dhe me rilindjen e një gjimnazi emblemë si ‘Dhaskal Todri’ në Elbasan, që po realizohet përmes një investimi që do t’u japë rreth 600 nxënësve një shkollë krejt të re me klasa moderne, laboratorë, terrene sportive, bibliotekë dhe salla pune për mësuesit, duke zbatuar edhe sistemin e eficiencës energjetike, ju uroj një ditë të...
Burimi:
javanews.al