Rama mendon ndryshe për Lindën e tij dixhitale nën akuzë

Rama mendon ndryshe për Lindën e tij dixhitale nën akuzë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me hetimin e SPAK ndaj Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ku gjatë ditëve të fundit janë vendosur disa masa sigurie, mes tyre edhe ndaj drejtoreshës së institucionit, Mirlinda Karçanaj, e dyshuar për abuzime me tenderat. Reagimi i kreut të qeverisë u bë gjatë episodit përmbyllës të sezonit të pestë të podcastit “Flasim”, ku Rama pranoi se AKSHI ndodhet aktualisht nën hetim për përdorimin e fondeve publike dhe se drejtuesja e institucionit gjendet nën një masë sigurie për akuza të cilat i cilësoi si të “hatashme”. Duke vlerësuar kontributin e Mirlinda Karçanajt në krye të këtij institucioni, Rama theksoi se duhet pritur që drejtësia të jetë ajo që të flasë e fundit dhe se e...