Rama mbledh qeverinë dhe grupin e PS, zbardhet agjenda

Rama mbledh qeverinë dhe grupin e PS, zbardhet agjenda

Këtë të shtunë , prej orës 11:00, kryeministri Edi Rama po zhvillon një mbledhje të zgjeruar me qeverinë dhe grupin parlamentar. Fokusi i mbledhjes së socialistëve, që po zhvillohet te Pallati i Brigadave, pritet të jetë Kadastra dhe Reforma Territoriale. Top Channel mëson se në mbledhjen e zgjeruar do të flasë drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, kryetari i Komisionit të Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku, dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili. Kjo është mbledhja e parë e përbashkët e qeverisë dhe grupit parlamentar, pas Asamblesë Kombëtare Socialiste, të shtunën e kaluar në Durrës, ku kryeministri Edi Rama njoftoi një sërë ndryshimesh, që prekën drejtuesit politikë të gjashtë qarqeve, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 2027-ës. Përveç angazhimit të ministrave...