Rama mbledh qeverinë dhe deputetët, zbardhet nisma e re e socialistëve

Rama mbledh qeverinë dhe deputetët, zbardhet nisma e re e socialistëve

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të shtunë, në orën 11:00, një mbledhje të zgjeruar me qeverinë dhe grupin parlamentar socialist. Takimi do të hapet me fjalën e kryeministrit, ndërsa më pas do të vijojë nga kreu i grupit paralametar të PS Taulant Balla. Mbledhja, që do të mbahet në Pallati i Kongreseve, pritet të fokusohet te çështje kyçe si Kadastra dhe Reforma Territoriale. Në këtë takim do të mbajnë fjalën edhe drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, kryetari i Komisionit të Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku, si dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili. Zyrtarët socialistë do të zbresin në terren duke nisur nga dita e hënë deri më 2 qershor. Deputetë, ministra dhe vetë kryeministri Rama do të...