Rama mbledh ministrat, ulet krah Sulës: Të shohim si do e bëjë punën, se s’ka lënë gjë pa thënë, dhe mua nuk më ka kursyer

Rama mbledh ministrat, ulet krah Sulës: Të shohim si do e bëjë punën, se s’ka lënë gjë pa thënë, dhe mua nuk më ka kursyer

Edi Rama dhe Dashnor Sula TIRANË-Kreu i qeverisë Edi Rama, ka mbledhur këtë të premte, 13 shkurt, ministrat në zyrën e tij në Kryeministri. Në takim të pranishëm janë drejtuesit e inspektoriateve të vendit me në krye ish-deputetin e PD-së Dashnor Sula. Për këtë të fundit, kreu i qeverisë i ka kujtuar dhe deklaratat në parlament kur ishte pjesë e Partisë Demokratike, me qëllimin për t’i adresuar. Edi Rama: Nuk mund të themi se me inspektimin kemi bërë progres. Mbetet problem, në hendekut mes shërbimit dhe pengimit të atyre që duhet të shërbehen që jo rrallë në vend se të shërbehen të keqtrajtohen dhe të abuzohet. Mund të ndërrojmë të gjithë njerëzit dhe nga hëna ti sjellim, nëse sistemi nuk është strukturuar si duhet, do biem në...