Rama konfirmon Ballukun si drejtuese politike në Fier: Do të vijojë të drejtojë qarkun në zgjedhjet e ardhshme

Rama konfirmon Ballukun si drejtuese politike në Fier: Do të vijojë të drejtojë qarkun në zgjedhjet e ardhshme

Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot se Belinda Balluku do të vijojë të drejtojë qarkun e Fierit, edhe pas largimit nga pozicioni i zv.kryeministres. Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, ai megjithatë pranoi se ka deputetë mes radhëve të socialistëve që besojnë se Balluku ka arritur fitore shembullore falë pushtetit që ka pasur. “E di që edhe këtu mes nesh ka disa që mendojnë se fitoret shembullore e Belindës burojnë nga fuqia e pushtetit që ajo kishte. Kjo mbetet për tu parë në zgjedhjet e ardhshme lokale në Fier. Ajo do të vijojë të drejtojë qarkun. Pak kush nga ne I I mban si Belinda kontaktet me territorin”, deklaroi Rama. “Njoftimi i akuzës në rrugën e shtrembër dhe faktikisht e bërë zakon, të...