Rama komenton protestën: Mercenarë të paguar nga rrugaçët e lagjeve! Bardhi: Gazi i skaduar nuk të shpëton dot më! (REAGIMET)

Rama komenton protestën: Mercenarë të paguar nga rrugaçët e lagjeve! Bardhi: Gazi i skaduar nuk të shpëton dot më! (REAGIMET)

Foto nga protesta e 24 janarit TIRANË- Protesta e organizuar nga Partia Demokratike ka sjellë reagime të forta politike, duke thelluar përplasjen mes qeverisë dhe opozitës. Në një reagim në X, Rama i cilësoi protestuesit e dhunshëm si “mercenarë të rekrutuar me para nga rrugaçët e lagjeve”, duke i krahasuar me grupime ekstremiste dhe anarkiste që veprojnë në vende të ndryshme të Europës. Kryeministri theksoi se dhuna, përdorimi i molotovëve dhe shkatërrimi i pronës janë pjesë e një modeli të vjetër politik, që sipas tij synon destabilizimin e vendit. Ai e quajti protestën një “degjenerim të pandalshëm” dhe shprehu solidaritet me efektivët e policisë të lënduar gjatë përplasjeve. Ka në Europë protestues, anarkistë, ekologjistë, ekstremistë të djathtë a të majtë, studentë, anti-globalistë, tifozë huliganë, grupime...