‘Rama kërkon me çdo kusht gjak’, Berisha: Përdor policët si mish për top, fytyra e urryer e Ballukut…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha para gazetarëve në konferencën e sotme, se protestat dhe revolta qytetare e shqiptarëve do të përfundojë vetëm kur të rrëzohet regjimi i urryer i Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Ai akuzoi kreun e mazhorancës se kërkon vetëm gjak me çdo kusht dhe që të përdorë policët si “mish për top”, ashtu siç përdori qytetarët më 21 janar 2011. Berisha mohoi se pati policë të plagosur në protestën opozitare të 10 shkurtit, duke vënë në dukje se qëllimi i protestuesve nuk është përballja me policët, por me regjimin e urryer dhe snajperistët që plagosën 3 prej tyre me plumba gome, molotovë dhe gaz lotsjellës, deri edhe deputetët opozitarë, si Bledjon Nallbati. “Plagosën protestuesit tanë. Ata të tre mund të...
Burimi:
sot.com.al