‘Rama, karshillëk SHBA-së’, Çeno: Fjalimet e tij, të ngjashme me të Enver Hoxhës kur luftonte imperializmin amerikan

‘Rama, karshillëk SHBA-së’, Çeno: Fjalimet e tij, të ngjashme me të Enver Hoxhës kur luftonte imperializmin amerikan

Një deklaratë e kryeministrit Edi Rama, ku theksoi se “kinezët e shohin Shqipërinë si pikë mjalti”, ka ndezur debate të forta, duke u interpretuar si një mesazh i drejtpërdrejtë dhe sfidues ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I ftuar në një studio televizive, Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PD, Enri Çeno, shprehet se kjo lëvizje e Ramës nuk vjen si një rrufe në qiell të hapur. Por kjo retorikë, sipas tij, të kujton atë të periudhës së regjimit komunist kundër “imperializmit amerikan”, me një sërë zhvillimesh shqetësuese që kanë tensionuar marrëdhëniet mes Tiranës zyrtare dhe partnerit strategjik amerikan. Shtetet e Bashkuara kanë cituar vazhdimisht shqetësimet e tyre për nivelin e lartë të kriminalitetit në Shqipëri, duke përmendur ekzistencën e karteleve të drogës dhe përfshirjen e...