“Rama ik!”/ Vijon protesta e opozitës nëpër rrugët e Tiranës

“Rama ik!”/ Vijon protesta e opozitës nëpër rrugët e Tiranës

Pas disa ndalesave, si para godinës së Kryeministrisë, Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Brendshme dhe të Mbrojtjes, Bankës së Shqipërisë dhe selisë së PS-së, opozita po vijon protestën. Protestuesit, nën direktivat e kryedemokratit Sali Berisha, duket se kanë ndjekur skenarin e ndarjes për marshim nëpër disa rrugë qëndrore nëpër Tiranës, si pranë Sheshit Willson dhe në zona të tjera të ish-Bllokut. Mes thirrjeve ‘Rama ik!’, opozitarët po hedhin lëndë piroteknike, teksa edhe forcat policore po kundërpërgjigjen me ujë dhe gaz lotsjellës. Ndërkohë, kreu i PD-së Sali Berisha shoqërohet nga demokratë dhe protestues të shumtë, që po përshkojnë rrugët e kryeqytetit duke valvitur flamurin blu të partisë.