‘Rama, grusht shteti për të mbrojtur veten, Ballukun e Lindat e tij’, Berisha: Ushtroi terror ndaj mediave për Lubinë

‘Rama, grusht shteti për të mbrojtur veten, Ballukun e Lindat e tij’, Berisha: Ushtroi terror ndaj mediave për Lubinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjete sociale, theksoi se kryeministri Edi Rama ushtroi terror ndaj mediave, për të zhdukur nga fjalori i tyre vjedhjet e tij me Belinda Ballukun. Sipas Berishës, ai kreu grusht shteti duke mos i hequr imunitetin ish zv kryeministres Belinda Balluku për të mbrojtur jo vetëm veten e tij dhe ish vartëses së tij, por edhe “Lindat e tij”, duke iu referuar bashkëshortes së kryeministrit Linda Rama dhe ish drejtueses së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. “Mediat në Shqipëri, në aktin më të turpshëm dhe të papërgjegjshëm u përpoqën të bëjnë kaos të përbashkët me çdo gjë tjetër vetëm që të mbulojë me grumbullin e fjalëve të tyre, vendimet antikushtetuese, grushtin e shtetit që Rama, në mbrojtje...