Rama flet për transparencë, por kryeministria është kampione e refuzimit të informacionit
Rama flet për transparencë, por kryeministria është kampione e refuzimit të informacionit Në konferencën e 7-të kombëtare për të drejtën e informimit, kryeministri Edi Rama përsëriti leksionet mbi transparencën. “Ngurrimi për të ndarë me këdo qoftë që i kërkon informacionet që janë fakte administrative, është absurd dhe vetëm pengon apo dëmton më shumë…”, deklaroi ai. Por kjo deklaratë bie ndesh me realitetin e përditshëm të gazetarëve dhe qytetarëve që kërkojnë të drejtën e tyre ligjore për informim. Faktoje.al, gjatë vitit 2025, ka dërguar mbi 200 kërkesa për informacion. Nga 183 kërkesa drejtuar institucioneve shqiptare, shumica e përgjigjeve ishin të pjesshme, të përgjithshme ose shmangnin pyetjen konkrete. Në 42 raste, gazetarët u detyruan t’i drejtohen Komisionerit për të Drejtën e Informimit, duke dëshmuar nivelin e lartë...
Burimi:
sot.com.al