Rama e shkarkoi si ministër/ Vengu: Ishte kënaqësi ta udhëhiqja këtë post

Rama e shkarkoi si ministër/ Vengu: Ishte kënaqësi ta udhëhiqja këtë post

Këtë të premte u zhvillua ceremonia e dorëzimit të sistemeve raketore Javelin në Komandën e Forcës Tokësore në Zall Herr. Në ceremoni ishte pjesëmarrës gjithashtu dhe ministri në largim, Piro Vengu, i cili tha se ishte privilegj të mbante postin e Ministrit të Mbrojtjes një ditë pasi kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga ky post, duke vendosur në këtë pozicion Ermal Nufin. “Është vërtet kënaqësi që në këtë moment të tranzitimit të detyrës sime, të linim këtë shenj sot sëbashku me partnerët tanë amerikan. Sot dorëzojmë në forcën tokësore sistemin JAVELIN, të porositur prej vitesh dhe pjesë e një bashkëpunimi të ngushte me SHBA. Ky nuk është vetëm një simbol force, por është edhe një mesazh qarëtësie strategjike. Shpesh herë më bëjnë pyetje pse vendet,...