‘Rama e Balluku mbyllën dyert e integrimit në BE’, Berisha: Lubia 12 miliardë € investime, por rrugët u shembën
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, se së bashku me ish vartësen e tij, Belinda Balluku, kanë mbyllur dyert e integrimit në BE. “Për Shqipërinë dhe shqiptarët, procesi më themelor për të ardhmen e tyre është integrimi i vendit në BE. Shqipëria në Europë është ëndrra shekullore e shqiptarëve. Shqipëria në Europë është investimi i tyre 32-vjeçar. Por Shqipëria në Europë është gjithashtu investimi i BE, Komisionit Europian, vendeve anëtare të BE, miliarda, miliarda, miliarda euro me të cilat ky vend është transformuar sa asnjë vend tjetër, po të kemi parasysh gjendjen në të cilën ishte. Shqipërisë në Europë i mbylli dyert Edi Rama dhe Lubi Balluku. “, tha Berisha. Berisha theksoi se ish zv kryeministrja e marrë e...
Burimi:
sot.com.al