“Rama e Balluku kanë synim të vjedhin…”/ Shembja katastrofike e rrugëve, Nallbati: Kjo është, idiotësi dhe kaq
Shkatërrimi i akseve të reja rrugore në vend ka ngjallur debat të ashpër, ku justifikimet zyrtare që ia faturojnë problemin “gjeologjisë” së terrenit po përballen me akuza të forta për korrupsion të qëllimshëm. Sipas argumentit të paraqitur, çdo projekt serioz infrastrukturor e ka kusht të panegociueshëm kryerjen e studimit gjeologjik përpara fillimit të punimeve. Deputeti i Partisë Demokratike Beldion Nallbati i ftuar në nje emision televiziv tha se, “Të fajësosh gjeologjinë për shembjen është një manovër për të shmangur përgjegjësinë për projektim dhe zbatim të dobët”. Kompanitë ndërtuese, në vend që të kryejnë punimet e nevojshme si shtresimet, drenazhimet dhe konsolidimi i bazamentit, thuhet se zgjedhin rrugën e shkurtër duke hedhur vetëm një shtresë të hollë asfalti. “Sepse duhet të vjedhin, është e qartë fare”,...
Burimi:
sot.com.al