Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Rama drejt arrestimit? Gazetari zbulon detaje: Janari e gjen kryeministrin në SPAK, ja ministrat me dosje të kopsitura
I ftuar në një emision televiziv, gazetari Basir Çollaku paralajmëroi se rënia e kryeministrit Edi Rama është tashmë e pashmangshme dhe se drejtësia ka hyrë në fazën vendimtare të veprimit. Sipas tij, dosjet e mëdha të korrupsionit dhe krimit të organizuar, të mbajtura të fjetura për vite me radhë, janë rihapur dhe ndodhen tashmë në duart e Prokurorisë së Posaçme, me mbështetje dhe vëmendje të drejtpërdrejtë nga partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Çollaku deklaroi se kryeministri Rama pritet të thirret për t’u rrëfyer në SPAK që në muajin janar, ndërsa një valë hetimesh po afron edhe ndaj një sërë ministrash dhe zyrtarësh të lartë të qeverisë. Ai foli për një sistem të strukturuar kriminal dhe elektoral, ku politikanë, ministra, deputetë, gjyqtarë, prokurorë, oficerë...