Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
“Rama do të përfundojë si Maduro”, Kalaja për deklaratat e zyrtarëve të PD: Kanë folur si “Liza në Botën e Çudirave”
Ish-kandidati i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja, i ka cilësuar qesharake dhe si fantazi komike deklaratat e bëra nga disa përfaqësues të opozitës, të cilët kanë deklaruar se kryeministri Edi Rama do të ketë të njëjtin fat si presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro. I ftuar në studion e “Quo Vadis”, të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Kalaja tha se të presësh që me Edi Ramën të ndodhë ajo që ndodhi me Maduron është një krahasim i pavend. “Të flasësh në këtë mënyrë është si të flasësh si ‘Liza në Botën e Çudirave’. Këto janë takime rutinë të Ambasadës Amerikane. Edhe unë jam habitur nga disa eksponentë të opozitës që kanë folur si Liza në Botën e Çudirave, duke pritur që Rama të ‘paketohet’”, tha...