‘Rama dhe regjimi i tij, në gramat e fundit’/ Vokshi: Berisha u sulmua me urdhër politik, PD dhe qytetarët nuk do të heshtin
E ftuar në edicionin informativ të lajmeve me gazetarin Arnold Kariqi në Syri TV, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, foli mbi dhunën e përdorur nga forcat e policisë gjatë protestës së djeshme të opozitës.Ajo u shpreh se protestuesit, përfshirë liderin e opozitës, Sali Berisha, ishin targetuar me urdhër politik, duke theksuar se dhuna e ushtruar ishte e paprecedentë dhe e organizuar me një qëllim të qartë për të intimiduar opozitën. Vokshi theksoi se përdorimi i gazit lotsjellës, ujit me presion dhe dhunës fizike ndaj qytetarëve të pafajshëm, përfshirë deputetë dhe gra të moshuara, ishte një akt i koordinuar për të frikësuar ata që ishin duke protestuar kundër qeverisë."Kjo dhunë është një sulm direkt ndaj lirisë së shprehjes dhe të drejtës për të protestuar. Qëllimi...
Burimi:
syri.net