“Rama dhe Berisha tremben”, Dashamir Shehi: Protesta u ka marrë popullin partive, qytetarët kanë çetën e tyre

“Rama dhe Berisha tremben”, Dashamir Shehi: Protesta u ka marrë popullin partive, qytetarët kanë çetën e tyre

Kreu i LZHK Dashamir Shehi theksoi që Rama dhe Berisha po i tremben faktit që protesta qytetare u ka marrë popullin, duke krijuar çetën e tyre. Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN Shehi vuri në dukje se protestat treguan se njerëzit mblidhen edhe pa parti, dhe pa qenë pjesë e strukturave politike. “Kanë prodhuar një gjë. Janë masiv, janë simpatikë, as dhunë, që qyteti i dashka. Këta s’kanë nevojë të sjellin militantë partie me furgon nga rrethet, hiç, dalin njerëzit. Si dalin? Burri merr gruan për krahu, marrin edhe kalamajtë, ka një atmosferë pothuajse festive. Çfarë kanë bërë këto? Këto i kanë marrë çetën partive, popullin që është atje poshtë. Këtu ishte krijuar ideja që dy veta mbledhin, Berisha...