‘Rama dhe Balluku të ikin!’ Opozita sot në shesh: Protestë kundër korrupsionit, ora 17:00

‘Rama dhe Balluku të ikin!’ Opozita sot në shesh: Protestë kundër korrupsionit, ora 17:00

Opozita zhvillon sot protestë kombëtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke e cilësuar si një përballje të drejtpërdrejtë me korrupsionin dhe arrogancën e pushtetit. Tubimi pritet të nisë në orën 17:00, përpara Kryeministrisë. Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministres Belinda Balluku, pas skandaleve të fundit dhe bllokimit, sipas saj, të drejtësisë, përmes refuzimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të Ballukut. Sipas PD-së, protesta është zëri i qytetarëve që kundërshtojnë pandëshkueshmërinë dhe kapjen e shtetit nga pushteti politik. Kreu i opozitës, Sali Berisha, ka ftuar qytetarë nga e gjithë Shqipëria të bashkohen në protestë, duke theksuar se ajo do të jetë paqësore dhe do të përcjellë mesazhin se shqiptarët “nuk mposhten nga një grusht hajdutësh”. Ai akuzoi...