Rama dënon sulmet e Iranit në Dubai: Siguria në Gjirin Persik, domosdoshmëri globale

Rama dënon sulmet e Iranit në Dubai: Siguria në Gjirin Persik, domosdoshmëri globale

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas kundërpërgjigjeve të Iranit, i cili ka goditur me raketa edhe Dubain në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kreu i qeverisë shprehet se këto veprime janë sulm ndaj stabilitetit, prosperitetit dhe vetë idesë se Lindja e Mesme mund të përcaktohet nga paqja dhe jo lufta. Sulmet me raketa në Dubai, ai i konsideron si shfaqja e natyrës së vërtetë të regjimit në Teheran. “Shënjestrimi i një oazi paqësor si Dubai me raketa urrejtjeje dhe shkatërrimi zbulon edhe një herë natyrën e vërtetë të regjimit mesjetar në Teheran. Ky është refleksi i një sistemi të destinuar të dështojë, një sistemi që eksporton dhunë dhe përdor terrorin si armë kundër fqinjëve që kërkojnë paqe, për t’i frikësuar jo vetëm ata,...