Rama, batuta me ambasadorin Gonzato: Unë jam lart, ti poshtë. Ka edhe më të rëndësishëm sesa ty
Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat me ambasadorin e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato. Në fjalën e tij gjatë aktivitetit “Garanci për Qëndrueshmërinë e Shërbimeve për Mirëqenien e Qytetarëve”, Rama u shpreh se kanë nevojë për bashkëpunimin e BE dhe UNICEF-it. Teksa e falënderoi ambasadorin Gonzato për mbështetjen, Rama mes batutave i tha: “Më vjen keq që gabove duke menduar që ishe i fundit, sepse pas teje pati më të rëndësishëm se ty si ministri i Pushtetit Vendor, drejtuesi i UNICEF, pastaj me erdhi radha edhe mua. Kështu që u nxitove kur na pe i çik nga lart poshtë, se në fakt ti je poshtë unë jam lart, siç e shikon”. Më tej kryeministri tha se Bashkimi Evropian ka edhe lekët...
Burimi:
javanews.al