Rama: 50 mln euro më shumë për shëndetësinë, mbështetje shtesë për Onkologjikun

Rama: 50 mln euro më shumë për shëndetësinë, mbështetje shtesë për Onkologjikun

Kryeministri Edi Rama deklaroi se buxheti i shëndetësisë ka përfituar 50 milionë euro më shumë krahasuar me këtë vit. Sipas tij, 15 milionë euro janë shtesë vetëm për barnat onkologjike, ndërsa edhe 15 milionë euro të tjera do të shtohen në mesin e vitit të ardhshëm. Kreu socialist njoftoi gjithashtu se qeveria ka vendosur rimbursimin për rreth 400 mijë pacientë. Rama konfirmoi se do të vijojë rritja e pagave për mjekët dhe infermierët, si pjesë e përpjekjeve për forcimin e sistemit shëndetësor. Rama: Ka marrë 50 mln euro më shumë se sa këtë vit dhe nuk janë pak për buxhetin tonë. Ka marrë 15 mln euro ekstra vetëm për barna onkologjike dhe do të shtohet edhe një 15 mln tjetër në mesin e vitit të...