Rama 30 minuta mbledhje me Kryesinë, zbardhen porositë: Sa më shumë takime në terren! Vigjilencë, konflikti në Lindjen e Mesme mund të rrisë çmimet
Ka përfunduar pas 30 minutash mbledhja e Kryesisë së PS-së në selinë e kësaj force politike. Gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku mëson se kryeministri Edi Rama u la porosi Kryesisë që të mbledhin strukturat dhe të zhvillojnë sa më shumë takime në terren. Gjithashtu u ka kërkuar të jenë vigjilentë për rritjen e çmimeve që mund të vijnë për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme. Burime nga PS e cilësuan mbledhjen rutinë, ndërsa u shprehën se është ende herët për të caktuar një datë për Asamblenë e ardhshme të Partisë Socialiste. Të pranishme në mbledhje ishin edhe Belinda Balluku dhe Elisa Spiropali, të cilat u shkarkuan nga Rama disa ditë më parë nga postet që mbanin. Ditën e djeshme, kryeministri i dorëzoi kreut...
Burimi:
vizionplus.tv