Raketa iraniane apo nostalgjia sovjetike? Shqipëria e mbrojtur nga NATO
Kanë kaluar tashmë shtatëmbëdhjetë vjet që kur Shqipëria u bë anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut, NATO, por ky anëtarësim duket sikur nuk ekziston nëse shohim tonin, jo tamam alarmist, por disi ngazëllues dhe pa kontekst të qarkullimit të lajmeve të llojit “Irani mund të shënjestrojë Shqipërinë” apo “Shqipëria gjendet brenda rrezes së raketave të Iranit”. Krahas kësaj, si në median sociale, ashtu edhe në median konvencionale, nuk mungojnë postimet apo deklaratat mbi armatimet e Shqipërisë së kohës së komunizmit, shoqëruar me shprehjen e keqardhjes për shkatërrimin e këtyre armatimeve. Deklarata e fundit në një media proqeveritare fliste për raketat sovjetike, të cilat, në mënyrë që duhet të na vijë turp, i shkrimë për skrap. Deklarata nuk jepte ndonjë shpjegim mbi çfarë mund të...
Burimi:
syri.net