“Ra Maduro, si vllau binjak i Edi Ramës!”/ Sulmi amerikan, reagon ashpër Këlliçi: Rrufe në qiell të hapur

“Ra Maduro, si vllau binjak i Edi Ramës!”/ Sulmi amerikan, reagon ashpër Këlliçi: Rrufe në qiell të hapur

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi me një shënim në Facebook, duke komentuar sulmin amerikan në Venezuelë dhe kapjen e narkodiktatorit Nicolas Maduro, shkruan se, sivllau binjak i Edi Ramës ra. Reagimi i Belind Këlliçit: SHBA nën drejtimin e Presidentit Trump, arrestuan sot Kreun e Narkoshtetit të Venezuelës, Nicolas Maduro, si kryetarin e një karteli droge i quajtur Cartel de Los Soles, i cili transportonte sasi të mëdha droge drejt SHBA-së. Ky kartel përbëhet nga zyrtarët më të lartë ushtarakë dhe civilë të shtetit, duke e shndërruar Venezuelën faktikisht në një narkoshtet. Kjo nuk ishte një rrufe në qiell të hapur! Nën presidencën Trump, paralajmërimet dhe goditjet ndaj karteleve të drogës, edhe atyre me mbështetje shtetërore, kanë qenë të vazhdueshme dhe serioze. Maduro nuk ishte...