Qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvënec, Rama nga Porto Montenegro: S’bëhet llaf, ta harrojnë se na kalon prapë huq topi
Edi Rama MALI I ZI-Teksa në Tiranë mijëra qytetarë po protestojnë kundër ndërtimit të resoritit në Zvërnec, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur nga Mali i Zi, aty ku sipas tij është ndërtuar një projekt që nuk e pranuan në Shqipëri. Me një video nga ‘Porto Montenegro’, Rama thekson se projektet madhore do të ecin përpara pavarësisht kundërshtimeve. Rama është shprehur se ata që s'ja duan të mirën Shqipërisë, 'ta harrojnë se se na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane', duke nënkuptuar se qeveria s'do të tërhiqet nga investimi. REAGIMI: Live nga perla që e sollën këtu dikush që e përzunë nga Shqipëria. O çuna, goca na e kaluan njëherë këta vëllezërit e vegjël topin për shalësh, për fajin e honxhobonxhove tanë...
Burimi:
zeri.ai