No Image Available

Qiratë jashtë kontrollit, Rama ‘dëbon’ studentët nga Tirana: Auditorët në kryeqytet, konviktet në Durrës

Përballë rritjes së pakontrolluar të qirave në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka prezantuar një “zgjidhje” që më shumë se ndihmë për studentët, duket si zhvendosje e problemit jashtë kryeqytetit. Në një takim me rektorët e universiteteve, Rama njoftoi ndërtimin e një kampusi të ri në Durrës, ku sipas tij do të strehohen edhe studentë që ndjekin studimet në Tiranë. Kreu i qeverisë e paraqiti këtë si një alternativë ndaj çmimeve të larta të qirave, duke u mbështetur te projekti i trenit Tiranë–Durrës, që sipas tij do të vihet së shpejti në funksion. Por, përtej deklaratave optimiste, vendimi ngre pikëpyetje serioze mbi koston reale që do të paguajnë studentët dhe kohën që do të humbasin çdo ditë. Udhëtimi i përditshëm mes dy qyteteve nënkupton shpenzime të...