“Qeverisja e Ramës ngel sërish!”/ Këlliçi thirrje masive qytetarëve: Bashkohu, para zyrës së korrupsionit e krimit

“Qeverisja e Ramës ngel sërish!”/ Këlliçi thirrje masive qytetarëve: Bashkohu, para zyrës së korrupsionit e krimit

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas publikimit të raportit më të fundit të Freedom House, ku Shqipëria cilësohet si një vend “pjesërisht i lirë” dhe ku korrupsioni dhe ryshfeti evidentohen si probleme madhore. Në reagimin e tij, Këlliçi thekson se një vlerësim edhe më kritik vjen nga V-Dem Institute, një prej institucioneve më të njohura ndërkombëtare për matjen e demokracisë dhe proceseve zgjedhore. Sipas tij, nën drejtimin e Edi Rama, Shqipëria klasifikohet si “autokraci elektorale”, duke u renditur në të njëjtin grup me vende si Benini, Bosnja, Indonezia, Meksika, Sierra Leone, Somalilandi dhe Zambia. Reagimi i plotë: Qeverisja e Ramës ngel sërish në raportet ndërkombëtare! Shqipëria zyrtarisht Autokraci Elektorale! Freedom House e cilëson korrupsionin dhe ryshfetin në Shqipëri si problem madhor dhe...