Qeverinë do ta hedhim në Lanë!”/ Opozita fton qytetarët në protestën kombëtare
Sot, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, opozita do të zhvillojë protestë kombëtare, që e cilëson një përballje të fortë me korrupsionin dhe arrogancën e pushtetit. Protesta pritet të nisë në orën 17:00, përpara Kryeministrisë, ku opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministres Belinda Balluku, pas skandaleve të fundit që, sipas saj, kanë tronditur qeverinë. Partia Demokratike do ta zhvillojë protestën në një moment kur mazhoranca, sipas opozitës, po bllokon drejtësinë duke refuzuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Një pushtet që, sipas demokratëve, mbron veten dhe jo ligjin, duke u fshehur pas mandateve parlamentare në vend që të përballet me drejtësinë. PD thekson se protesta e sotme është zëri i qytetarëve që nuk pranojnë më pandëshkueshmërinë dhe...
Burimi:
ntv.al