“Qeveria vjedh paratë publike dhe…”/ Bozdo akuza të rënda: Modeli “Durana”, qëllim për t`i mbushur xhepin klientëve
Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eno Bozdo, në një deklaratë për shtyp ka kërkuar që të bëhet transparencë sa i përket parkut Durana. Ai e ka quajtur të gjithën një nga evazionet më të mëdha fiskale, ndërsa ka shtuar se është qeveria që ka implementuar skemën duke grabitur paratë e shqiptarëve dhe duke ua dorëzuar kompanive të përzgjedhura. “Të bëhen publike emrat e kompanive të regjistruara në park, emrat e pronarëve dhe përjashtimet fiskale që janë përfituar. Modeli dhe përputhshmëria me legjislacionin, informacione që do të ndikojnë në bërjen transparencë në këtë që po paraqitet para shqiptarëve si një nga evazionet më të mëdha fiskale, me konceptimin e bashkëpunimin e plotë të qeverisë shqiptare. Vetë qeveria përzgjedh kompanitë dhe implementon skemën. Qeveria pra vjedh paratë...
Burimi:
sot.com.al